Dinamo Zagrebi e ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Kroacisë.
Dinamo të martën pasdite e mposhti me shumë vështirësi skuadrën që bënë gara në kategorinë e tretë të futbollit kroat, Bjelovar, me rezultatin 3:2, në kuadër të një të tetës së finales.
Te Dinamo deri në minutën e 71-të u paraqit sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha kurse Arijan Ademi mungoi.
Dinamo në çerekfinale do të takohet me Osijekun më 26 shkurt.
Në elitën e futbollit kroat, Dinamo Zagrebi, renditet në pozitën e tretë me 35 pikë.
Hajduku i Splitit është lider me 40 pikë ndërsa Rijeka është një pozitë më poshtë me 39 pikë.