Louis Thomas Buffon, djali i portierit legjendar italian, Gianluigi Buffon, do të luajë për përfaqësuesen U18 të Çekisë në futboll.
Federata çeke ka ftuar sulmuesin 17-vjeçar në një kamp stërvitor që do të mbahet në fund të shkurtit. Pasi Louis Buffon ka pasaportë italiane dhe çeke, ai mund të zgjedhë se për cilën përfaqësuese do të luajë. Natyrisht, nëse e fton edhe Italia.
Edhe nëse debuton me Çekinë, Buffoni i ri e ka të drejtën e kalimit tek Italia më pas. Lojtarët lejohën të ndryshojnë përfaqësuese deri në momentin kur luajnë ndeshje zyrtare me përfaqësuesen A.
Louis Buffon luan për ekipin e të rinjve të klubit Pisa. Këtë edicion ka shënuar katër gola në 18 paraqitje.