Skuadra e Drenicës ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Drenica eliminoi Trepçën nga Kupa pas ekzekutimit të penalltive. 120 minutat e ndeshjes përfunduan pa gola, ndërsa më të saktë gjatë ekzekutimit të penalltive ishin futbollistët e Drenicës. Fituan 4:2.

Trepça – Drenica ishte ndeshja e parë e një të tetës së finales së Kupës.

Kjo ndeshje u zhvillua të martën në Mitrovicë.

Të dy skuadrat garojnë në Ligën e Parë.

Të mërkurën janë ndeshjet: Vëllaznimi – Gjilani, Llapi – Vushtrria, Prishtina – Suhareka 23, Drita – Dukagjini dhe Dinamo – Malisheva. 

Ky rreth garash mbyllet të enjten me takimin Feronikeli 74 – Prishtina e Re dhe Ferizaj – Rilindja 1974.