Dukagjini i Klinës ka reaguar në Facebook pas pjesës së parë, në duelin që Suhareka është duke e fituar 1:0 ndaj klinasve në ndeshjen që po luhet në Suharekë.

Te Dukagjini pretendojnë se janë dëmtuar pasi një ndërhyrje në Leart Eminin është dashur të ndëshkohet me karton të kuq.

“Kjo ishte ndërhyrja e ashpër dhe tejet e rrezikshme ndaj lojtarit tonë, Leart Emini, e bërë në pjesën e parë të ndeshjes Suhareka-Dukagjini, që po luhet sot. Për çudi, gjyqtari kryesor i ndeshjes heshti, por reagim nuk pati as nga dhoma e VAR-it.

Nga ky rast lojtari kundërshtar nuk e mori asnjë ndëshkim me karton. Padyshim se rishikimi i këtij rasti, marrja e vendimit të duhur ata që duhet të ndajnë drejtësinë, do të ndryshonte edhe rrjedhën e takimit”, ka shkruar Dukagjini.