Drita e ka mposhtur të premten Malishevën me dy gola të Besnik Krasniqit dhe vazhdon ta mbajë vendin e parë në tabelë. 

Drita fitoi 2:0 në terrenin me bar sintetik në Gjilan në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, atë të xhiros së 19-të. 

Të dy golat, gjilanasit i shënuan në pjesën e dytë. 

Në minutën e 61-të, Drita shënoi me Krasniqin pas asistimit të Almir Ajzerajt. 

Ajzeraj në minutën e 78-të e fitoi penalltinë pasi topin me dorë e preku njëri prej mbrojtësve të Malishevës. 

Nga 11-të metërshi i pagabueshëm ishte mbrojtësi i krahut të djathtë, Kransiqi, për të cilin ishte goli i gjashtë i edicionit aktual në Superligë. 

Për Dritën ishte fitorja e dytë e njëpasnjëshme në kampionat, ndërsa Malisheva mbetet pa fitore në katër ndeshjet e fundit në Superligë. 

Drita lidere ka 43 pikë pas 19 ndeshjeve. 

Malisheva mbetet në pozitën e tretë me 30 pikë.