Qendërmbrojtësi i Halmstadsit, Bleon Kurtulus, kërkohet nga disa klube, por dy prej tyre janë më serioze për t’i siguruar shërbimet e tij.
Bleoni, vëllai i vogël i ish-kapitenit të Kosovës U21, Edvin Kurtulus, është në mesin e 60 talenteve të botës, sipas mediumit të njohur britanik “The Guardian”.
Të premten, mediumi suedez “Fotbolldirekt” ka shkruar se për Bleon Kurtulusin interesim kanë shprehur Hammarby dhe Anderlechti.
Sipas mediumit suedez, Halmstadsi për 17-vjeçarin kërkon afro 700 mijë euro.
Në sezonin e kaluar, Bleon Kurtulus ka zhvilluar tetë ndeshje në elitën e futbollit suedez, shtatë prej të cilave ka hyrë në lojë si zëvendësues.
Ai luan për grupmoshat e reja të Suedisë.