Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka shënuar dy gola në Ligën e Kampionëve të Azisë. Ai shënoi golin e dytë dhe të tretë për Al-Nassr që mposhti Al Wasl me rezultatin 4:0.
Ndeshja u zvhillua të hënën mbrëma dhe i takoi xhiros së shtatë të Championsit të Azisë.
Ronaldo golin e parë e shënoi në minutën e 44-t nga penalltia, kurse të dytin në minutën e 78-të. Ronaldo u largua nga fusha tre minuta pasi shënoi golin e dytë.
Ai ka arritur në shifrën e 923 golave në karrierë. Ronaldo vazhdon t’i afrohet shifrës së 1000 golave në karrierë.
Ronaldo arrin shifrën e 922 golave
Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo vazhdon t’i afrohet shifrës së 1000 golave në karrierë. Ronaldo ka shënuar golin e 922 në karrierë.
Ai shënoi gol në minutën e 44-t nga penalltia.
Al-Nassr është duke fituar 2:0 ndaj Al Wasl, në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës së Kampionëve të Azisë.