Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, ka debutuar me fanellën e Clujit në miqësore ndaj Voluntarit.
Cluji e fitoi 2:0 miqësoren e luajtur të enjten në Cluj. Emërllahu, i cili kompletoi transferimin nga Ballkani te Cluji të martën, luajti në pjesën e dytë.
Te skuadra elitare e Rumanisë presin shumë nga Emërllahu, për të cilin shpenzuan 700 mijë euro.