Marash Kumbulla ka lënë përshtypje të mira qëkur u transferua në formë huazimi në verën e vitit të kaluar nga Roma.

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë e ka fituar vendin e titullarit dhe është bërë i padiskutueshëm në skuadër.

Kumbulla në 20 ndeshje të zhvilluara në La Liga në edicionin aktual, i ka shënuar dy gola.

Njërin e shënoi në fitoren 2:1 ndaj Mallorcas, dhe tjetrin në barazimin 1:1 me Sevillan.

Dhe forma e mirë në të cilën po kalon Kumbulla, ka bërë që te klubi i elitës spanjolle të futbollit të mendojë për transferimin e plotë të tij në verë, kur i skadon huazimi.

Kështu ka shkruar mediumi spanjoll “Sport.es” të dielën.

Kumbulla më herët karrierë ka bërë edhe te Hellas Verona dhe Sassuolo.