Futbollistja kosovare, Fatlinda Ramaj, e ka shënuar golin e parë me fanellën e Trabzonsporit. 

Ramaj kontribuoi me gol në barazimin 1:1 të Trabzonsporit ndaj Galatasarayt. 

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën i takoi xhiros së 16-të të elitës turke për futbolliste. 
Ramaj e shënoi golin e barazimit në minutën e 55-të. 

24-vjeçarja te Trabzonspori u transferua në afatin kalimtar të janarit nga kampionia e Kosovës, Mitrovica. 

Trabzonspori ka 32 pikë dhe renditet në pozitën e pestë. 

Galatasaray ka dy pikë më pak në vendin e gjashtë.