Fenerbahçe i ka fituar pikët e plota në ndeshjen që i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit turk.

Feneri të dielën pasdite e mposhti Alanyasporin në udhëtim me rezultatin 2:0.

Te vendësit ndeshjen e kompletuan dy mbrojtësit e Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti.

Aliti u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 18-të.

Sebastian Szymanski e shënoi golin e parë në minutën e 22-të.

Goli përfundimtar për 2:0 u realizua nga Anderson Talisca në minutën e 42-të.

Feneri mbetet në pozitën e dytë me 54 pikë.

Alanyaspori ka 28 pikë në vendin e dytë.