Skuadra e Ferizajt ka fituar me vështirësi në shtëpi ndaj Feronikelit 74 me rezultatin 2:1. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Edon Sadriu në minutën e 21-të. 

Në minutën e 39-të, Betim Haxhimusa realizoi për 2:0. 

Për mysafirët golin e vetëm e shënoi Arlind Maloku në minutën e 80-të. 

Ferizajt iu anulua edhe një gol i shënuar nga sulmuesi Abdeen Temitope Abdul në minutën e 85-të për shkak të pozitës jashtë loje. 

Ferizaj është në pozitën e shtatë me 23 pikë. 

Feronikeli 74 mbetet në vendin e fundit me dhjetë pikë.