Fenerbahçe ka bërë hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
Skuadra e madhe turke fitoi të enjten mbrëma ndaj asaj belge, Anderlecht, me rezultat bindës 3:0.
Dushan Tadiq dhe Edin Xheko shënuan për epërsinë e dy golave të Fenerbahçes, ndërsa në pjesën e dytë realizoi edhe Youssef En Nesyri.
Ndeshja kthyese zhvillohet në javën e ardhshme, por Fenerbahçe e drejtuar nga Jose Mourinho, ka bërë hap të madh drejt avancimit tutje.
Fenerbahçe tani ka 13 ndeshje në të gjitha garat, pa pësuar disfatë.