Dita e premte për futbollistët e Barcelonës ishte e lirë.

Trajneri i Barçës, Hansi Flick, pas fitores 5:0 ndaj Valencias të enjten, vendosi që të jap një ditë pushim për gjithë futbollistët.

Por mediumet spanjolle kanë raportuar se 13 lojtarë të Barçës shkuan në stërvitje edhe pse Flicku vendosi që t’ua japë pushim.

Prej futbollistëve që u panë në stërvitje janë Ferran Torres, Gavi, Inigo Martinez, Eric Garcia, Robert Lewandowski, Dani Olmo, Frenkie de Jong, Raphinha, Ronald Araujo, Alejandro Balde, Wojciech Szczesny dhe Jules Kounde.

Të shtunën gjithë futbollistët do të kthehen në stërvitje.

Barça të dielën nga ora 21:00 do të luajë në udhëtim te Sevilla.

Gjiganti katalunas ka 45 pikë dhe është në vendin e tretë.

Sevilla ka 28 pikë dhe renditet në pozitën e 12-të.