Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka uruar Kosovën për ditën e pavarësisë.

“Gëzuar ditën e pavarësisë Kosovë!”, shkruan në postimin  e FSHF-së.

Së fundi ka pasur kritika të shumta e të ashpra nga Kosova për FSHF-në dhe presidentin e saj, Armand Duka, lidhur me organizmin e përbashkët të Evropianit U21 të vitit 2027 me Serbinë.

Ndonëse kundërshtimi në Kosovë ishte i madh, FSHF-ja i qëndroi idesë për organizim të përbashkët dhe tashmë UEFA e ka zyrtarizuar Evropianin Shqipëri – Serbi.

Nuk ka pasur ndonjë reagim apo qëndrim nga Federatata e Futbollit e Kosovës për këtë Evropian.
Kosovën e ka uruar edhe presidenti i FSHF-së dhe nëjri prej nënpresidentëve të UEFA-s, Armand Duka.

“17 vite progres, në çdo fushë, me futbollin që ka qenë një ambasador fantastik për njohjen në arenën ndërkombëtare të një shteti me një popull me zemër të madhe! Gëzuar Kosovë!”, ka shkruar Duka.