Federata Shqiptare e Futbollit është munduar të shmangë sa më shumë Serbinë nga njoftimi për organizimin e përbashkët të Evropianit 2027 për futbollistët deri në 21 vjet.
Madje FSHF-ja e ka përmendur Serbinë vetëm në një deklaratë të presidentit Armand Duka.
“UEFA merr vendimin historik! Shqipëria zgjidhet si një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian 2027 U-21”, është titulli i shkrimit të FSHF-së.
FSHF-ja ka mirëpritur vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
“Federata Shqiptare e Futbollit mirëpret vendimin e sotëm të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që i jep të drejtën Shqipërisë të jetë një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027.
Ky turne, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027, do të përfshijë 16 skuadra që përfaqësojnë talentet më të spikatura të futbollit të moshave në Europë, mes tyre edhe lojtarë që tashmë aktivizohen në ligat më të mira të kontinentit. Si një nga vendet pritëse, Shqipëria do të ketë për herë të parë mundësinë që të përfaqësohet me brezin e saj të ri të futbollistëve U-21 në një turne madhor ndërkombëtar”, ka shkruar tutje FSHF-ja.