Hajdutët vodhën stoli me vlerë prej 400 mijë funtesh në shtëpinë e futbollit të njohur francez, Olivier Giroud.

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Chelseat jeton në SHBA. Prej vitit të kaluar luan për Los Angeles FC.

38-vjeçari Giroud është bërë objektivi i fundit nga një varg emrash të njohur që janë goditur nga hajnat.

TMZ Sports ka njoftuar se vjedhja në shtëpinë e Giroud ka ndodhu në fillim të këtij muaji. Policia ka njoftuar se gruaja e futbollistit, Jennifer, e ka raportuar vjedhjen më 5 shkurt.

Ajo thirri policinë pasi pa një dritare të thyer në shtëpi. Ndër të tjera mungojnë dhjetëra orë të shtrenjta, por edhe gjëra tjera me vlerë.