Gjilani ka fituar në Podujevë në ndeshjen e skuadrave që janë të rrezikuara për mbetje në elitë.
Skuadra gjilanase të shtunën e mposhti Llapin 1:0, dhe e ka thelluar edhe më shumë krizën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Tahir Batatina.
Sfida u vendos me golin e zëvendësuesit Sabit Bilali.
Bilali në minutën e 62-të shënoi nga afërsia, pas asistimit të sulmuesit Senad Jaroviq.
Me fitoren e arritur të shtunën, Gjilani tani shkëputet nga zona që dërgon direkt në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.
Gjilani i gjashti ka 24 pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e parafundit me 18 pikë.
Për Llapin ishte ndeshja e 12-të në Superligë pa fitore.
Llapi në këtë ecuri negative të rezultateve ka pesë barazime e shtatë disfata.