Gjyqtari spanjoll Munuera Montero ka thënë se ka pranuar kërcënime dhe fyerje pasi e përjashtoi yllin madrilen Jude Bellinghamin në ndeshjen e fundjavës së kampionatit spanjoll mes Osasunas dhe Real Madridit.
“Kam pranuar qindra e mijëra mesazhe me kërcënime dhe fyerje. Para se t’i pranoj ato sërish, kam fshirë profilin tim në LinkedIN, që kjo të mos ndodhë më. A jam i frikësuar? Jo, është për mbrojtjen time dhe të familjes sime”, ka thënë Montero.
Ai nuk do ta drejtojë asnjë ndeshje këtë javë. Kjo nuk bazohet në paraqitjen e kaluar, por në lidhjen potenciale me kompaninë “Talentus Sport”, që ka lidhje me klube tjera, duke përfshirë Atleticon.
Montero nuk do të referojë derisa të sqarohet kjo.
Sipas Marcas, Munuera Montero nuk do të drejtojë ndeshje as në garat evropiane, deri në një njoftim të ri.