Florent Hasani do të luajë për Bolusporin, klubin e kategorisë së dytë të futbollit të Turqisë.
Pasi u largua më 29 janar nga Rapidi i Bukureshtit, Hasani të shtunën është zyrtarizuar si futbollist i ri i skuadrës turke.
![](https://i1.wp.com/resources.koha.net/wysying/2025/February/08/ef0c4874-824a-490c-8296-39ce09d2392e.webp?resize=696%2C870&ssl=1)
Ai ka nënshkruar kontratë për një vjet e gjysmë.
Mesfushori me tipare sulmuese, 27-vjeçari Hasani, karrierë ka bërë te Vushtrria, Trepça ’89, Diosgyori, Hapoel Kfar Saba, Gyirmoti e Tirana.
Nga Tirana më 1 janar të vitit të kaluar, ishte transferuar te Rapidi për 300 mijë euro.
Në 16 ndeshje të edicionit aktual me Rapidin, Hasani e pati një gol të shënuar e një asistim.
Hasani me Kosovën ka tetë paraqitje e një gol të shënuar.