Odise Roshi ka shkëlqyer në fitoren 7:0 të Erzurumsporit në udhëtim te Yeni Malatyaspori të shtunën në mesditë.
Roshi shënoi tre gola ndërsa kontribuoi edhe me një asistim, për ta mbajtur skuadrën e tij në garë për ngjitje në Superligën e Turqisë.
Roshi e nisi me asistim ndeshjen e xhiros së 23-të, që në minutën e parë.
Më pas realizoi pas gjysmë ore lojë për 3:0.
Dy golat e fundit të skuadrës së tij, i shënoi në dhjetë minutat e fundit.
Për 6:0 shënoi në minutën e 80-të, kurse rezultatin përfundimtar e vendosi me golin e minutës së 89-të.
33-vjeçari që aktivizohet në krahun e djathtë, ka gjashtë gola të shënuar e tri asistime në edicionin aktual.
Roshi u pensionua nga Kombëtarja e Shqipërisë në nëntor të vitit të kaluar, pas 70 paraqitjeve e pesë golave të shënuar.