Me “hat-trickun” e realizuar nga mesfushori spanjoll, Oihan Sancet, skuadra e Athletic Bilbaos e ka mposhtur Gironan me rezultatin 3:0.

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 23-të të La Ligas.

Sancet golin e parë e realizoi nga penalltia në minutën e 42-të, katër minuta më pas e shënoi golin e dytë kurse tregolëshin e kompletoi në minutën e 79-të.

Athletic Bilbao ka 44 pikë dhe është në vendin e katërt.

Girona ka 31 pikë në pjesën e epërme të tabelës.