Arsenali nuk ka marrë lajme të mira të mërkurën, pas lëndimit që e ka pësuar sulmuesi Kai Havertz.

Havertzi për shkak të lëndimit muskulor të pësuar gjatë kampit stërvitor në Dubai, mund të mungojë deri në fundin e edicionit aktual, ka shkruar “Sky Sports” të mërkurën.

Gjermani është kthyer në Londër me pjesën tjetër të skuadrës të martën mbrëma, ndërsa situata e tij do të përcillet edhe të enjten.

Tek Arsenali për kohë të gjatë do të mungojë edhe Gabriel Jesus, i cili ka këputur ligamentin kryqëzor në humbjen nga Manchester Unitedi në Kupën FA më 12 janar të këtij viti.

Edhe Gabriel Martinelli do të mungojë edhe në muajin e ardhshëm, pas lëndimit muskulor në humbjen nga Newcastle Unitedi në gjysmëfinale të “Carabao Cup”, më 5 shkurt.

Prej 21 dhjetorit të vitit të kaluar, Arsenali po luan edhe pa Bukayo Sakan, që vuan po ashtu nga një lëndim muskulor.