Chelsea ka mësuar rrugëtimin e saj drejt finales së Ligës së Konferencës pas shortit që u hodh sot (e premte) në Nyon të Zvicrës. 

‘Blutë e Londrës’ do të përballen me Copenhagen në fazën e ardhshme të kësaj gare pasi mposhtën ekipin gjerman Heidenheim me rezultat të përgjithshëm 4-3. 

Të besuarit e Enzo Marescas e siguruan kualifikimin tutje me stil, duke fituar të gjitha ndeshjet (gjashtë) në fazën e grupeve të cilën e mbyllën si lider. 

Kundërshtari i tyre në ndërkohë e siguroi kualifikimin tutje përmes ‘play-off-it’ pasi në fazën e grupeve kishin përfunduar në vendin e 18-të. 

Në rast se Chelsea mposht Copenhagen, ata do të përballen ose me Molden ose Legia Varshavën në çerekfinale të këtij kompeticioni. 

Nëse themi se gjiganti anglez do t’i shkojë deri në fund kësaj gare, atëherë ata do ta kenë në finale njërën nga Real Betis, Vitoria, Jagiellonia Bialystok, Cercle Brugge, Celje, Lugano, Panathinaikos ose Fiorentina. 

Të gjitha çiftet në këtë fazë të Ligës së Konferencës: 

Copenhagen vs Chelsea  

Molde vs Legia Varshava 

Pafos vs Djurgarden  

Borac vs SK Rapid 

Real Betis vs Vitoria SC 

Jagiellonia vs Cercle Brugge 

Celje vs Lugano 

Panathinaikos vs Fiorentina