Dinamo Zagrebi ka shënuar fitore 3:1 në shtëpi ndaj Goricës të shtunën në mbrëmje.
Kjo ndeshje i takoi javës së 22-të të elitës së futbollit kroat.
Në fitoren e Dinamos asistoi Arbër Hoxha kurse te Gorica gol realizoi Agon Elezi.
23-vjeçari Elezi e realizoi golin e epërsisë për mysafirët në minutën e 27-të.
Por goli i tij në fund nuk mjaftoi pasi Gorica u mposht nga Dinamo.
Hoxha në lojë u inkuadrua në minutën e 62-të dhe asistoi te goli i tretë në minutën e 96-të.
Elezi te Gorica u paraqit deri në minutën e 66-të kurse Adrion Pajaziti deri në minutën e 77-të. Në bankën rezervë ishte Medin Gashi.
Ndërsa te Dinamo mesfushori Arijan Ademi luajti deri në minutën e 85-të.
Dinamo ka 38 pikë në vendin e tretë.
Gorica është pozitën e parafundit me 20 pikë. Rrezikon rënien nga liga.