Arbër Hoxha ka dhënë kontribut të madh në fitoren e Dinamo Zagrebit.
Në fitoren 3:0 të Dinamos ndaj Shibenikut, Hoxha kontribuoi me një gol dhe një asistim.
Kjo ndeshje u zhvillua të premten mbrëma dhe i takoi javës së 21-të të elitës së futbollit kroat.
Hoxha realizoi gol për 2:0 në minutën e 74-t.
Katër minuta më pas ai asistoi te goli përfundimtar për 3:0.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Hoxha, u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të.
26-vjeçari Hoxha në 27 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime.
Dinamo Zagrebi ka 35 pikë dhe është në vendin e tretë.
Shibeniku ka 18 pikë në pozitën e parafundit.