Në Baçka Topolla të Serbisë të enjten mbrëma u luajt ndeshja e plejofit të fazës nokaut të Ligës së Konferencës mes skuadrës serbe TSC dhe asaj polake Jagiellonia Bialystok.
Skuadra polake fitoi 3:1, ndërsa tifozët e saj, shumica huliganë, bënë thirrje kundër Kosovës.
Në shumë video të publikuara në rrjetet sociale, dëgjohen huliganët serbë duke thirrur “Kosova është zemra e Serbisë”.
Në Baçka Topolla ishte një numër i konsiderueshëm i huliganëve polakë.
Në fakt edhe në të kaluar grupe huliganësh nga Polonia kanë bërë thirrje anti-Kosovë, madje edhe në ndeshje evropiane.
Ka gjasa që UEFA të hap hetim për këto thirrje dhe të ndajë dënime.
“Një ngjarje interesante ndodhi në tribunat e stadiumit në Baçka Topolla. Në qytezën në Vojvodinë, ishte një grup i tifozëve nga Polonia, që ftoi simpatinë e publikut vendas serb, kur nisi thirrjet ‘Kosova është zemra e Serbisë’”, ka shkruar sajti kroat “index.hr”.
“Tifozët polakë janë të njohur për qëndrime ekstreme të djathta dhe për islamofobi të theksuar dhe për këtë politikisht rreshtohen kundër shumicës së popujve muslimanë, si shqiptarët”, ka shkruar tutje sajti kroat.
Për ofendimet e huliganëve polakë kanë shkruar edhe mediat në Bosnjë-Hercegovinë, Serbi e Poloni.