Kastriot Imeri u inkuadrua në lojë në minutën e 74-t tek Young Boysi, në ndeshjen e xhiros së 22-të të elitës së futbollit të Zvicrës.
Dy minuta më pas, Imeri e realizoi për mrekulli golin për 5:1 në fitoren e thellë të skuadrës së tij ndaj Yverdonit. Young Boysi fitoi 6:1.
Ishte goli i parë për të në edicionin e sivjetmë në Zvicër, ndërsa e ka edhe një asistim. Një gol e ka të shënuar edhe në Ligën e Kampionëve ndaj Shakhtarit.
Me këtë fitore, Young Boysi mbetet në vendin e shtatë me 31 pikë, një më pak se Lausanne e St. Galleni që zënë vendin e skuadrave që garojnë për titull kampioni.
Yverdoni në pozitën e parafundit ka 21 pikë.