Alexander Isak është prej sulmuesve më në formë aktualisht në ligat evropiane të futbollit, ndërsa në Spanjë shkruajnë se Barcelona e ka atë të parin në listën e dëshirave për ta transferuar në verë.
Lajmi se Isak është në planet e Barcelonës për ta transferuar në verë, është bërë i ditur nga “AS”.
Madje, mediumi spanjoll ka shtuar tutje se Barcelona e ka përcjellë atë qëkur ishte pjesë e Real Sociedadit.
Isak pjesë e Newcastlet në Premier Leaguen e Anglisë është prej vitit 2022.
Ai i ka zhvilluar 54 gola për Newcastlen në total, ndërsa ka kontribuuar edhe me nëntë asistime, në 95 paraqitje në të gjitha garat.
Me Suedinë i ka realizuar 15 gola në 50 paraqitje.
Isak, që e përfaqëson Suedinë, shihet si zëvendësues i Robert Lewandowskit.