Qendërmbrojtësi Ardian Ismajli më 2 shkurt pësoi lëndim në disfatën që e pësoi Empoli nga Juventusi.

Ismajli u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi muskulor.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ismajli, i ka munguar skuadrës së Empolit në tri ndeshjet e fundit kampionale.

28-vjeçari pritet që të jetë në dispozicion të trajnerit të Empolit, Roberto D’Aversa, për ndeshjen ndaj Atalantas, që zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Kështu kanë raportuar të martën mediume italiane.

Ismajli është prej mbrojtësve me paraqitjet më të mira këtë edicion në Serie A.

Ka luajtur në 24 ndeshje në të gjitha garat.

Për Ismajlin kanë shprehur interesim disa skuadra të njohura si Napoli, Juventus, Galatasaray dhe Beshiktash.

Ismajli me Empolin ka kontratë deri në verë.