Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, është detyruar të largohet nga fusha në minutën e 59-të të dielën pasdite në disfatën e Empolit.
Empoli është mposhtur në udhëtim nga Juventusi me rezultatin 4:1 në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A.
Trajneri i Empolit, Roberto D’Aversa ishte i detyruar ta zëvendësojë Ismajlin me Saba Goglichidzen për shkak të një lëndimi muskulor.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e katërt me golin që e realizoi Mattia De Sciglio.
Sulmuesi më i ri i Juventusit, Randal Kolo Muani, në minutën e 61-të i barazoi shifrat.
Tre minuta më pas, Kolo Muani realizoi sërish për 2:1.
Goli i tretë u shënua nga Dusan Vlahoviq në minutën e 90-të kurse Francisco Conceiçao në minutën e 92-të realizoi për 4:1.
Nga minuta e 84-t, Empoli ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Youssef Maleh u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Juventusi ka 40 pikë në pjesën e epërme të tabelës.
Empoli ka 21 pikë dhe është në vendin e 17-të. Po lufton për mbetje në ligë.