Kirian Rodriguez, kapiteni i klubit spanjoll Las Palmas, ka thënë se nuk do të jetë në gjendje të luajë në pjesën e mbetur të sezonit pasi i është kthyer kanceri.
28-vjeçari mungoi 11 muaj për shkak se ishte diagnostikuar me sëmundjen Hodgkin në vitin 2022.
Hodgkin është kancer që prek sistemin limfatik, që është pjesë e sistemit imun të trupit që lufton sëmundjen dhe mikrobet.
“Dje u informova se më është kthyer kanceri”, ka thënë Rodriguez, shkruan “BBC” të enjten.
“Duhet të ndalem dhe të bëj kimioterapi për ta ndalur sëmundjen. Shpresoj se do të shihemi sërish në edicionin 2025/26”.
Rodriguez ka kaluar nëpër gjashtë sesione të kimioterapisë pasi u diagnostikua me sëmundje në moshën 26-vjeçare.
Ai e kompletoi ciklin e kimioterapisë në nëntor të vitit 2022 dhe ishte shëruar plotësisht në janar të vitit 2023.
Mesfushori iu kthye fushës së lojës për Las Palmasin në prill të atij viti.
Ai ka luajtur në 21 prej 22 ndeshjeve të La Ligas në edicionin aktual.