Mesfushori shqiptar Pajtim Kasami është kthyer në Zvicër. Ai të martën ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 me skuadrën e Sionit. Kasami me Sionin ka luajtur edhe gjatë periudhës 2017-2020. Ai ka luajtur për herë të fundit te skuadra e Sampdorias në Serie B. 

Por javën e kaluar ai ndërpreu kontratën me ekipin italian. Për Sionin ka shënuar 32 gola në 104 ndeshje. Në Zvicër ka luajtur edhe për Baselin e Luzernin.  

Kasami ka fituar Kupën e Botës me U17 e Zvicrës. Për ekipin A të Zvicrës ka luajtur 12 ndeshje, ndërsa ka edhe dy gola të shënuar.