Skuadra e Chelseat është duke përgatitur një super lojtar për të ardhmen.
Ai është Ibrahim Rabbaj, lojtari 16-vjeçar që tashmë ka filluar të luaj për grupmoshat U18 te Blutë e Londrës, shkruan Indeksonline
Lojtari anglez me prejardhje nga Maroko sot shënoi dy gola kundër Leicester Cityt U18.
Ai po krahasohet me Lionel Messin dhe të gjithë në Angli mendojnë se mund të bëhet si ylli argjentinas.
Sezonin e kaluar, Rabbaj shënoi 52 gola dhe bëri 60 asiste në 40 ndeshje.
Anësori ka luajtur për grupmoshat e Marokos U15 dhe për gurpmoshat e Anglisë U15 dhe U16.