Randal Kolo Muani ishte vendimtar në fitoren e Juventusit.
“Zonja e vjetër” të premten mbrëma e mposhti në udhëtim Comon me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 24-t të Serie A.
Të dy golat e Juventusit i realizoi Kolo Muani.
Qendërsulmuesi francez i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 34-t.
Shtatë minuta më pas vendësit i barazuan shifrat me golin që e shënoi Assane Diao.
Kolo Muani e shënoi golin e fitores për 2:1 në minutën e 89-të nga pika e bardhë.
Juventusi ka 43 pikë dhe është në vendin e katërt.
Como ka 22 pikë dhe e mban pozitën e 15-të. Po lufton për mbetje në ligë.