Loreta Kullashi ka asistuar në golin që pati vlerën e një pike për skaudrën e Napolit ndaj Juventusit. Ndeshja e zhvilluar të dielën në Torino në mes të Juventusit dhe Napolit përfundoi baras, 1:1, ndërsa i takoi javës së 17-të të kampiniatit elitar të Italisë për futbolliste.

Futbollistja që përfaqëson Suedinë, Kullashi, asistoi te goli i barazimit në minutën e 74-t. Për 25-vjeçaren ishte asistimi i parë me fanellën e Napolit. Ajo luajti deri në minutën e 82-të dhe ishte prej më të mirave në fushë.

Napoli është në vendin e fundit me shtatë pikë, kurse Juventusi në vendi ne parë me 42 pikë.

Kullashi është huazuar te Napoli nga skuadra tjetër italiane, Inter.