Khvicha Kvaratskhelia ka treguar se qëllimi i Paris Saint-Germain këtë edicion është ta fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve. 

Ylli gjeorgjian shënoi në fitoren 7-0 të PSG-së kundër Brest në Ligën e Kampionëve, duke dërguar një mesazh të fortë për rivalët teksa presin Barcelonën ose Liverpoolin në fazën e 1/8-tës.

“Ishte e rëndësishme të fitonim. Nuk është e lehtë të fitosh 7-0 dhe ne jemi shumë të lumtur”, ka thënë fillimisht Kvaratskhelia.

“Kualiteti i lojtarëve është shumë i lartë dhe ata më ndihmojnë në fushë. Është shumë kënaqësi të luash në këtë ekip, jam shumë i lumtur”.

Kur u pyet për shanset e PSG-së në Ligën e Kampionëve, gjeorgjiani tregoi se synimi i tyre është ta fitojnë garën.

“Gjithçka është e mundur. Synimi ynë është të fitojmë dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë”, përfundoi ylli i PSG-së.