Khvicha Kvaratskhelia e ka shënuar golin e parë me fanellën e Paris Saint-Germainit.
Parisi të premten mbrëma e ka fituar derbin ndaj Monacos në shtëpi me rezultatin 4:1.
Vitinha i kaloi në epërsi vendësit në minutën e gjashtë.
Mysafirët i barazuan shifrat në minutën e 17-të me golin që e shënoi Denis Zakaria.
Kvaratskhelia në minutën e 54-t e realizoi golin e epërsisë për 2:1.
Dy golat e fundit i shënoi Ousmane Dembele në minutën e 57-të dhe 90-të.
Parisi edhe pas 21 ndeshjeve të zhvilluara nuk ka pësuar disfatë.
Është lider me 53 pikë.
Monaco ka 37 pikë në vendin e tretë.