Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka publikuar një video në rrjetet sociale gjatë seancës së parë stërvitore pas kthimit nga lëndimi. 

Zhegrova ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka zhvilluar kundër Marseillet në udhëtim. 

Ai ballafaqim, që i takoi xhiros së 15-të të elitës së futbollit francez, përfundoi 1:1 dhe u zhvillua më 14 dhjetor. 

Zhegrova kishte luajtur vetëm në pjesën e parë. Më pas nuk ishte pjesë e skuadrës për 11 ndeshje.

Sipas mediumeve franceze, Zhegrova pritet të kthehet në fund të muajit mars. 

Ai pritet t’i mungojë Kosovës në dy ndeshjet e marsit kundër Islandës, në kuadër të plejofit të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

https://www.instagram.com/stories/edonzhegrova10/3572170461304706029?utm_source=ig_story_item_share&igsh=MWEzbjVhaXp0N3ox