Mirlind Daku, sulmuesi shqiptar ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij te Rubin Kazani, por që nuk ka ndryshuar mjedisë edhe përkundër interesimit.
Kjo pasi klubi rus i ka vënë një çmim të lartë kartonit të tij.
Mediat ruse raportojnë se çmimi i vendosur nga Rubin Kazani është të paktën 10 milionë euro, një shifër që klubet evropiane e shohin si të lartë.
![](https://i2.wp.com/telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Mirlind-Daku-9.jpg?w=696&ssl=1)
Interesimi për Dakun ka qenë i madh, me klube si Cagliari dhe Lens që po monitorojnë situatën e tij me kujdes.
Megjithatë, ky çmim i konsideruar i lartë ka bërë që transferimi i tij të mos realizohet në afatin e dimrit.
Për ekipet evropiane, edhe pse Daku ka treguar potencial të madh, investimi në këtë fazë duket i rrezikshëm.
![](https://i1.wp.com/telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/mirlind-daku.png?w=696&ssl=1)
Kjo ka bërë që të gjitha palët të presin deri në afatin kalimtar të verës për të shqyrtuar mundësitë e mundshme për një transferim.