Liverpooli thuhet se është i përgatitur të bëjë një lëvizje për anësorin e Newcastle United, Anthony Gordon nëse Luis Diaz largohet në afatin kalimtar të verës.
Reds kanë shfaqur më parë interes për nënshkrimin e Gordon në verën e vitit 2024, por Newcastle ishte i sigurt për ta mbajtur atë dhe vendosi një vlerësim prej mbi 120 milionë euro.
Megjithatë, raportimet e mediave sugjerojnë se trajneri kryesor i Liverpoolit, Arne Slot , është i etur për të sjellë Gordon në Anfield nëse Diaz largohet.
Gordon, 23 vjeç, është shfaqur si një nga anësorët e rinj më të mirë të Ligës Premier që nga kalimi i tij prej 48 milionë euro nga Everton te Newcastle në janar 2023.
Reprezentuesi anglez ka qenë një lojtar kyç për Larasakat, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 17 asistime në 95 paraqitje në të gjitha garat.
Transfermarkt aktualisht vlerëson Gordon në 60 milionë euro.