Pas barazimit 2:2 në mesjavë ndaj Evertonit, Liverpooli është kthyer te fitorja duke e mposhtur në shtëpi Wolverhamptonin me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën pasdite dhe i takoi javës së 25-të të Premier Leagues.

Luis Diaz i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 15-të.

Mohamed Salah në minutën e 37-të shënoi për 2:0.

Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.

Matheus Cunha e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 67-të por goli i tij nuk mjaftoi në fund për t’ia shmangur disfatën skuadrës së tij.

Liverpooli mbetet lider me 60 pikë.

Arsenali ka shtatë pikë më pak në vendin e dytë.

Wolverhamptoni renditet në pozitën e 17-të me 19 pikë.

Po lufton për mbetje në ligë.