Aston Villa ka barazuar me Liverpoolin me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 26-të të Ligës Premier.  

Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar me Marcus Rashhford, por për fat të keq të tij goli erdhi nga një pozitë jashtë loje. 

Liverpooli mori epërsinë në minutën e 29-të, kur Mohamed Salah shënoi me atë të Diogo Jotas për 1-0.  

Salah and van Dijk celebrate together.

Por nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i barazimit, kur Youri Tielemans shënoi për 1-1. 

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Ollie Watkins shënoi për epërsinë e vendasve për 2-1. 

Image

Lideri i Ligës Premier u kthye fuqishëm në pjesën e dytë, duke krijuar për të gjetur barazimin.  

Ishte Diogo Jota që rrezikoi, por që nuk kishte gol, pasi topi qëlloi shtyllën. 

Në minutën e 61-të u barazuan shifrat me Trent Alexander-Arnold që shënoi pas asistimit të Mohamed Salah për 2-2. 

Trent celebrates his equaliser.

Aston Villa arriti të shënonte sërish në minutën e 83-të, me Jacob Ramsey, por goli u anulua për pozitë jashtë loje gjatë aksionit. 

Edhe pas këtij barazimi, Liveprool mbetet lider me 61 pikë, ndërsa Aston Villa është e nënta me 39 pikë.