Liverpooli do të luajë në finalen e “Wembleyt” në Kupën e Ligës, pas fitores së thellë 4:0 ndaj Tottenhamit.
“Të kuqtë” e drejtuar nga trajneri Arne Slot, që kishin humbur 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL, shkëlqyen në “Anfield” për fitoren që ia siguruan finalen me Newcastlen.
Newcastle të mërkurën mbrëma e eliminoi Arsenalin.
Cody Gakpo shënoi në minutën e 34-t me asistim të sulmuesit Mohamed Salah.
Sulmuesi i Egjiptit në minutën e 51-të shënoi për 2:0 nga penalltia.
Golin e tretë e realizoi mesfushori hungarez, Dominik Szoboszlai në minutën e 75-të, ndërsa pesë minuta më vonë, qendërmbrojtësi Virgil van Dijk, e vendosi rezultatin përfundimtar.
Për kapitenin Van Dijkun ishte goli i 26-të me Liverpoolin në të gjitha garat, qëkur debutoi në vitin 2018.
Finalja Liverpool – Newcastle zhvillohet më 16 mars.