Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Drita, skuadra e Malishevës është kthyer te fitorja duke e mposhtur në shtëpi Ferizajn me rezultatin 3:2. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Dreni Kryeziu në minutën e katërt. Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 25-të. 

Për 1:1 shënoi Qlirim Avdulli në minutën e 25-të.

Malisheva e ktheu epërsinë në minutën e 50-të. Për 2:1 shënoi Laurent Xhylani në minutën e 50-të. 

Drilon Hazrollaj shënoi për 3:1 në të mirë të vendësve në minutën e 67-të. 

Mysafirët e ngushtuan rezultatin në 3:2 në minutën e 77-të me golin që e shënoi Erion Sadriu. 

Goli i Sadriut nuk mjaftoi në fund për t’ia rrezikuar fitoren Malishevës. 

Ferizaj ka 23 pikë në pozitën e tetë. 

Malisheva është në vendin e tretë me 33 pikë. 

Ballkani ka tri pikë më shumë dhe është një pozitë më lart. 

Lider është Drita me 44 pikë.