Manchester City ka dominuar merkaton e janarit, duke shpenzuar më shumë para se të gjitha 19 klubet e tjera të Premier League së bashku. Kampionët e Anglisë kanë investuar plot 216 milionë euro, ndërsa klubet e tjera të elitës angleze kanë shpenzuar në total 213 milionë euro.
Ky diferencë e madhe tregon fuqinë financiare të Cityt, i cili vazhdon të forcojë skuadrën në garën për titull dhe sukses në Ligën e Kampionëve. Shpenzimet e larta të klubit të Pep Guardiolës ngjallin debate, teksa rivalët e tij mbeten shumë prapa në aspektin financiar.