Manchester United po kalon një periudhë të vështirë këtë sezon, duke u rënë në vendin e 15-të në Ligwn Premier pas humbjes së fundit ndaj Tottenham Hotspur.
Një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, Matthijs de Ligt, ka folur hapur për gjendjen aktuale dhe sfidat që përballin “Djajtë e Kuq”.
“Nëse humbet, shumë gjëra duhen përmirësuar. Për momentin, ne nuk jemi aty ku duhet të jemi. Nuk po fitojmë ndeshje dhe ka shumë aspekte që duhen rregulluar”.
“Nëse do ta dija zgjidhjen, do ta kisha thënë dhe do të fitonim. Fatkeqësisht, ka shumë gjëra që nuk shkojnë si duhet. Para së gjithash, duhet të shikojmë te vetja dhe të jemi të përgjegjshëm”.
“Duhet të qëndrojmë së bashku, sepse nëse bëjmë gjithçka vetëm, nuk do të arrijmë kurrë rezultate”, deklaroi holandezi.
De Ligt theksoi se skuadra duhet të analizojë gabimet.
“Duhet të gjejmë çfarë shkoi keq dhe pse nuk fitojmë. Nuk mjafton për United; nuk po fitojmë sa duhet, nuk po shënojmë mjaftueshëm dhe po pranojmë shumë gola. Ka shumë gjëra për të përmirësuar, dhe shpresoj që gjërat të përmirësohen së shpejti”.
Manchester United ka humbur 12 nga 25 ndeshjet e tyre në Ligën Premier këtë sezon, dhe situata duket gjithnjë e më e vështirë për skuadrën e drejtuar nga Ruben Amorim.