Vëllai i boksierit të vrarë, Besar Nimani, Berati, ka mohuar çdo përfshirje në incidentin e së mërkurës pranë gjykatës së Bielefeldit, ku mbetën të plagosur katër persona.

Në një deklaratë për gazetën gjermane “Bild”, ai theksoi se familja e tij ka jetuar në ankth të vazhdueshëm që nga marsi i vitit të kaluar, kur Besari u ekzekutua me 16 plumba.

Por, disa pjesëmarrës në seancën gjyqësore vunë re se Berati dhe motra e tij u larguan nga salla përpara përfundimit të procesit.

Gjithashtu, sipas dëshmive të disa personave në vendngjarje, dyshja u panë duke u larguar me një veturë të zezë menjëherë pas incidentit.

ndaj, kanë filluar hetimet nën dyshimet se Berati dhe motra e tij ishin të përfshirë në plagosjen e katër personave, raporton WDR.

Por, avokati i tij – Peter Wuller ka theksuar se klienti i tij mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje dhe është i gatshëm të dorëzohet në ditët e ardhshme.

“Kam zhvilluar disa biseda me z. Nimani menjëherë pas incidentit në mes të ditës në Bielefeld. Ai më kërkoi ta përfaqësoja ligjërisht. Situata është ende e paqartë”, deklaroi Wuller.

“Pasi të kem një panoramë të plotë të rastit dhe të konsultohem me prokurorin, klienti im do të paraqitet në polici dhe do të dorëzohet”.

Ai shtoi: “Berat Nimani më siguron për pafajësinë e tij dhe pretendon se nuk ka asnjë lidhje me të shtënat jashtë gjykatës”.