Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka debutuar me fitore te skuadra turke, Galatasray. Gjiganti turk të hënën mposhti Gaziantepin me rezultatin 1:0. 

Ndeshja Gaziantep – Galatasaray i takoi xhiros së 22-të të Superligës turke të futbollit. Golin e fitores për Galatën e shënoi Ahmed Kutuçu në minutën e pestë. Morata në fushë u inkuadrua në minutën e 69-të. Morata është huazuar te Galata nga Milani, deri më 20 janar të vitit të ardhshëm. 
 

Galatasaray është në vendin e parë me 57 ikë. Fenerbahçe është një vend më poshtë me gjashtë pikë më pak. Gaziantepi zë vendin e 12-të me 26 pikë.