Skuadra e Napolit është duke e kërkuar me ngulm transferimin e sulmuesit të Kosovës, Edon Zhegrova.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Napoli mbetet shumë i interesuar që t’i sigurojë shërbimet e Zhegrovës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte, Napoli, tentoi ta transferonte Zhegrovën edhe në afatin kalimtar të janarit. Por skuadra e Lillet nuk e pranoi largimin e reprezentuesit të Kosovës.

Sipas raportimeve të mediave italiane, edhe 25-vjeçari Zhegrova e dëshiron largimin nga skuadra franceze në afatin kalimtar të verës.

Zhegrova aktualisht është i lënduar dhe nuk pritet të kthehet në fushën e gjelbër deri në mesin e muajit mars.

Ai me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.